Këshilla për vozitje të sigurt në kushte dimërore

Këshilli Republikan për Siguri në Qarkullim të Rrugëve i Maqedonisë, përveç normave të caktuara me ligj, për bartje të pajisjes dimërore në automjete nga data 15 nëntor, ka publikuar këshilla për përshtatje të automjetit ndaj kushteve të rrugës në kushte dimri.

“Ngarja e automjeteve në kushte dimërore është sfidë edhe për shoferin edhe për automjetin. Moti i ftohtë i teston kufijtë e të qenit në rregull teknikisht të veturës, ndërsa kushtet e këqija për drejtim të automjetit, i testojnë mjeshtëritë dhe aftësitë vozitëse”, theksojnë nga KRSQRR.

Për këtë KRSQRR rekomandon bërjen e servisit të rregullt të automjetit, verifikimin e nivelit të antifrizit në veturë, blerjen e fshirësve të xhamave me mbështjellëse gome, verifikimin e ngrohësve në xhamin e përparmë të veturës, si dhe mosngarkimin gjatë dimrit të peshës së rëndë në automjet, etj.

Numri i telefonit për ndihmë në rrugë është 196, thuhet në tekstin edukativ që është pjesë e fushatës dimërore të KRSQRR-së.

Temat
Rajon

Të afërta