Demokratët denoncojnë: Njeriu i Ballës ndërton dy kate pa leje në Tiranë, bashkia s’reagon

Kryetari i këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës ka denoncuar sot një rast skandaloz që sipas tij, ka favorizuar deputetin Taulant Balla në kryqytet.

Sipas demokratëve një i afërmi i tij ndërton dy kate pa leje, dhe ndërkohë që qytetarët denoncojnë, askush nuk ndërhyn. Ndërtesa është vetëm 100 metra larg komisariatit numër 2, në zonën e 21 dhjetorit. Banorët e zonës kanë lajmëruar e kanë denoncuar, por policia sapo ka vajtur në vend, është tërhequr me urdhra politikë.

“Planet që shihni pas meje janë pamjet e një ndërtimi pa leje, në shtetin e së zhdrejtës që ka vendosur Edi Rama dhe Erjon Veliaj. Kjo ndërtesë ka lidhje me Taulant Ballën, deputetin e Partisë Socialiste, kushëriri i të cilit Mariglen Disha, ka bërë këtë ndërtim pa leje. Komisariati nr.2 ka tentuar të ndërhyjë për të rikthyer rendin dhe ligjin, por janë zmbrapsur me urdhër politik, sepse policia e kapur nga Tahiri dhe nga Rama, nuk mund të veprojë kundër shefave të pushtetit, por vetëm ndaj qytetarëve të vobektë dhe të pambrojtur. Kjo është e vërteta në shtetin e së zhdrejtës së Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Kjo është ajo që ndodh në çdo cep të kryeqytetit dhe vende të tjera, sepse askush nuk mund të dalë mbi bandën e pushtetit, sepse banda e pushtetit mund të ndëshkojë çdo të pamundur qoftë edhe për rregullimin e çative për qytetarët që nuk marrin leje tek ta, ose nëse nuk paguajnë nën dorë. Kjo është e papranueshme. Ky është denoncim i qytetarëve”, u shpreh Leonard.

screenshot-88_1479914994-8843848

Temat
Rajon

Të afërta