​Ronaldo: Jam zgjuar në mëngjes me tre bionde

Cristiano Ronalo ka dhënë një intervistë ekskluzive për v, ku ka folur për ditën e finales së Euro 2016
Ylli i Real Madridit dhe Portugalisë ka bërë shaka duke thënë se, ditën e finales është zgjuar në mëngjes me tre bukuroshe bionde afër tij.

Natyrisht se kjo ishte vetëm një shaka, pasi portugezi tregon se atë ditë sikurse çdo tjetër ka fjetur tetë orë gjumë.

“Kur u zgjova në mëngjes ditën e finales së Euro 2016 isha me tre bionde në shtrat”, tha Ronaldo me shaka për France Football.

“Jo seriozisht, u zgjova në mëngjes me idenë se ishte ditë speciale, se do të luanim në finale të Euro 2016 kundër Francës në Francë, por sërish unë kisha fjetur tetë orë gjumë”.

Ai po ashtu tregoi se sikurse te Portugalia kishte mbajtur fjalim edhe në finale të Ligës së Kampionëve me Realin, por te Kombëtarja ndjente se kishte më shumë përgjegjësi dhe të gjithë pritshin më shumë nga ai.

Temat
Showbiz

Të afërta