​Mësohet nëse Bale do të luaj në El Clasico (Foto)

Gareth Bale përfundimisht nuk do të luaj në El Clasico kundër Barcelonës

Futbollisti i Real Madridit, Gareth Bale është lënduar në ndeshjen e mbrëmshme kundër Sportingut në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pas testeve të kryera sot, ka rezultuar se lojtari ka zhvendos ashtin e këmbës së djathtë i njohur si ‘peroneal tendons’.

Në komunikatë nuk thuhet asgjë më shumë duke mos bërë të ditur datën e kthimit, por mediat spanjolle raportojnë se Bale përfundimisht nuk do të luaj kundër Barcelonës me 3 dhjetor.

Ky është një lajm shumë i keq për skuadrën spanjolle, pasi për shkak të lëndimit në këtë ndeshje nuk do të jetë as Toni Kroos.

21_1479917362-1785508

12_1479917356-5943478

Temat
Botë

Të afërta