Tensionet e fundit me Greqinë, Rama telefonon homologun grek Tsipras

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij grek Alexis Tsipras

Lajmi raportohet nga mediat greke, të cilat shkruajnë se biseda telefonike është bërë me kërkesë të vetë kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Kryeministri grek ka nënvizuar se është e nevojshme të bëhen hapa të rëndësishëm në bashkëpunimin mes dy vendeve, për implementimin e të cilit Greqia ka ndërmarrë një sërë inisitativash.

“Kryeministri grek ka nënvizuar se veprimet e fundit, por gjithashtu dhe rritje e retorikës nacionaliste, nga ana e Shqipërisë, minon klimën e besimit të nevojshëm për progresin e marrëdhënieve bilaterale”.

rama-tsipras-565x356_1479825328-3328420

Temat
Rajon

Të afërta