Tiranë, arrestohen 5 persona, kapen me drogë

Bazuar në planin e masave për kontrollin dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, shfrytëzimit të prostitucionit dhe goditjen në tërësi të paligjshmërisë, policia e Tiranës thotë se ka vijuar kontrolle të shumta gjatë kësaj fundjave.

Gjatë disa aksioneve që ka ndërmarrë policia e Tiranës, bëhet e ditur se janë arrestuar disa persona dhe proceduar në gjendje te lirë disa te tjerë si dhe shpallet në kërkim 1 prej tyre.

Policia e Tiranës thotë se në pranga janë vënë:

-Arif Kostenja, 35 vjeç, banues në Tiranë.

– Erjon Rrodhe, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

– Hamdi Dërvishi, 21 vjeç, banues në Tiranë

– Elton Çeliku, 27 vjeç, banues në Tiranë

– Fatos Rama, 25 vjeç, banues në Tiranë

Gjatë kontrollit të territorit në vende të ndryshme të juridiksionit të Policisë Tiranë, si dhe lokalet e qytetit këtyre shtetasve u janë konstatuar lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë” dhe “Cannabis Sattiva”.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale”

– 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojt “Kokainë”

– 10 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojt “Cannabis Sattiva”

Referuar materialet për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

Temat
Rajon

Të afërta