Në Estoni zgjidhet kryeministri pro rus

Marrëdhëniet në mes të Estonisë dhe Rusisë kanë qenë prej kohësh në gjatësi valore shumë të këqija. Qeveria e këtij vendi Baltik, ish anëtar i Bashkimit Sovjetik, sot pjesë e aleancës së NATO-s, shpesh është përplasur me Kremlinin, duke akuzuar Vladimir Putin dhe Rusinë për qëllime ekspansioniste.

Megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt, duke pasur parasysh faktin se kryeministri i ri i Estonisë, Juri Ratas, është udhëheqësi i partisë pro ruse, Partia Qendrore, shkruan “Blic”, raporton Express.

Pavarësisht se është rryma e dytë më e fuqishme politike në vend Partia Qendrore ka qenë prej kohësh jashtë pushtetit, kryesisht për shkak të marrëdhënieve vëllazërore me partinë Rusia e Bashkuar e Vladimir Putin. Megjithatë, kësaj “periudhe të thatë” i erdhi fundi, duke pasur parasysh se Ratas ka arritur të formojë koalicionin më të pazakontë, me të majtët e Partisë Social Demokratike dhe të djathtëve nga partia IRL.

Shumë besojnë se dalja finale nga hija opozitare e Partisë Qendrore i detyrohet largimit të liderit shumëvejqar, Edgar Savisar. Kur ai doli, partia e distancoi veten nga Putin, edhe pse jo plotësisht, por mjaftueshëm për tu bërë një partner që konsiderohet për koalicion.

“Marrëveshja jonë me Rusinë e Bashkuar nuk ka hyrë në fuqi asnjëherë. Kjo gjendje nuk do të ndryshojë për sa kohë që Kremlini nuk fillon me respektimin e të drejtës ndërkombëtare” – tha Ratas, duke e siguruar Qeverinë e Estonisë që nuk do të japë vendin me “urdhëro Putin”, diçka që klasën sunduese të një vendi të vogël të Baltikut e kapë paniku.

Megjithatë, është e sigurt se Putin preferon që në krye të një Qeverie të një shteti të NATO-s është njeriu i cili vjen nga partia pro ruse, pavarësisht nga deklaratat e tij.

Temat
BotëLajme

Të afërta