Ja si e “tall” Erik Fullani Ledri Vulën (Foto)

Erik Fullani ka shpërndarë para disa minutash në Snapchat një pjesë nga intervista që reperi Ledri Vula ka zhvilluar në emisionin “Thumb” me dy gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu.

Gjatë intervistët gazetaret e kanë pyetur reperin rreth ndarjes së tij nga Adela Sallaku dhe për deklaratën e e dhënë në “Top Showë” prej së cilës shumë media shpërthyen në lajme duke shkruar se Ledri ishte përlotur.

Reperi ka rrëfyer se ai nuk ka qarë gjatë emisionit madje nuk qan kurrë. Por kjo përgjigje e ka bërë Erik Fullanin të qeshë ose të “tallet” me shaka me fjalët që reperi ka shprehur dukeqënëse në dialektin verior dhe atë të Kosovës zakonisht shkronja “q” shqiptohet “ç”.

“Ledri ska ça kurrë… nuk çan “- shkruan Eriku bashkangjitur videos në Snapchat.

Fullani njihet për njohjet me reperat dhe Ledri është një nga miqtë e tij.

q1_1479737289-3321231

Temat
Showbiz

Të afërta