Droga, Manjani deklaratë ‘bombë’: Ka pasur arrestime të peshqve të mëdhenj, po hetohen!

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në seancën dëgjimore në komisionin e Integrimit, ka folur rreth situatës së kanabisit në vend.

Manjani tha se ka pasur edhe arrestime te peshqve të mëdha, por janë duke u hetuar intesivisht. “Ka pasur arrestime të peshqve të mëdhenj, po hetohen intesivisht. Kam thënë që ky është një fenomen i ri. Kam thënë që kushdo qoftë edhe ushtria duhet të kontribuojë.

Në lidhje me pranimet në shkollën e Magjistraturës, Manjani tha se “nuk ka asgjë të keqe të shkollojmë mastratë pasi kjo do të rrisë konkurrencës”, ka thënë ministri i Drejtësisë. “Edhe 600 të ishin- tha Manjani, –aq më mirë do të ishte sepse nuk do të kishim më krizë për të ndërruar gjykatës.”

screenshot-55_1479732008-3693656

Temat
Rajon

Të afërta