U kapën me 1.7 ton kanabis sativa, burg për të arrestuarit në Memaliaj

Gjykata e Krimeve të rënda ka lënë në burg 4 personat të cilët u kapën me 1.7 ton kanabis sativa pak ditë më parë.

Për Bekim Zika, Pëllumb Rona, Festim Rona dhe Coban Kalemi gjykata ka vlerësuar që t’i lë në burg, ndërsa sipas hetimeve droga e sekuestruar ishte destinuar për tu trafikuar në Greqi dhe Itali.

Po ashtu, ‘arrest me burg’ është vendosur edhe për tre personat të tjerë që janë ende në kërkim.
kujtojmë se ky operacion ku zhvillua në bashkëpunim mes policisë dhe krimeve të rënda, ku po ashtu po hetohen edhe disa punonjës të policisë pasi dyshohet se ky operacion është dekonspiruar nga ana e tyre.

Ky grup u zbulua pas përgjimeve disa mujore ndërsa baza e tyre ishte fshati Miricë në Malësinë e Memaliajt.

260122-m_1479573654-4141935

Temat
Rajon

Të afërta