Librat shqip të kapura në Greqi nuk lejohet të përdoren as në Shqipëri, zbulohet përmbajtja

Në ngarkesën me tekste shkollore që MPJ dërgoi në Greqi për shkollat e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, ndodheshin gjithsej 1512 libra, abetare, gjuhë shqipe, histori dhe gjeografi.

Në mesin e tyre ndodheshin rreth 300 tekste, botime të viteve të shkuara, që nuk janë miratuar nga MAS për të qenë pjesë e programit zyrtar në shkollat shqiptare. Kështu, këta libra të mbetura stok janë ndaluar për t’u futur edhe në programet mësimore jashtë Shqipërisë.

Sipas burimeve të BalkanWeb, mësues të shkollës shqipe në Greqi thonë se ka disa vite që MAS e ka ndaluar përdorimin e këtyre librave, pasi me hartat dhe tekstet e tyre promovonin nacionalizmin, por me sa duket një kontigjent prej rreth 300 prej tyre është futur gabimisht në ngarkesën e këtij viti dhe është konstatuar nga doganierët në Kakavijë, të cilët vendosën bllokimin e gjithë librave.

Këta libra, përveç hartës së Shqipërisë së sotme kanë në përmbajtje hartën e trojeve ku kanë banuar dhe banojnë shqiptarë, material që është konsideruar provokativ dhe është bërë shkak që 2 shoferët të akuzohen sipas nenit 141 të Kodit Penal grek për futjen e materialeve propaganduese që mund të dëmtojnë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.

Shoferët e MPJ Altin Tafa dhe Agim Asllani u dënuan me 30 muaj burg me kusht për 3 vjet, që do të thotë se nëse brenda 3 viteve kryejnë ndonjë vepër penale në Greqi, ata do të vuajnë dënimin me 2 vjet e 6 muaj burg. Vetë të akuzuarit mungonin në gjyq, por u përfaqësuan nga Konsulli i Shqipërisë në Janinë Sofokli Vasili dhe drejtori i Departamentit Ligjor i Ministrisë së Jashtme.

Pala shqiptare deklaroi në gjyq se sipas Traktatit të Vjenës, dy shoferët mund të gjykohen pa praninë e tyre fizike.

b-9_1479564399-5891285

c-9_1479564399-5639405

a-7_1479564399-8872086

Temat
Lajme

Të afërta