Olta Xhaçka del të flasë për sulmin me salcë ndaj ministres, por akuzon v

Në një dalje për mediat, kryetarja e Forumit të Gruas, njëkohësit deputete e PS-së, Olta Xhaçka tha se dje, në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, u sulmua në mënyre tinëzarë një grua e cila jo vetëm ka udhëhequr një reforme të vështirë, që i shërben të ardhmes së vendit, por që ka treguar me profesionin e saj se sa pranë kërkesave dhe interesave të të rinjve është.

Sipas Xhaçkës personi që kreu këtë akt të shëmtuar nuk do të meritonte asnjë reagim, pasi veprimi i saj, nuk është asgjë tjetër përveçse shprehje e një mjerimi të madh mendor dhe etik që meriton vetëm mëshirë.

Por edhe pse doli në mbështetje të ministres Xhaçka një pjesë të madhe të deklaratës së saj ia kushtoi ish- kryeministrit Sali Berisha dhe deputetes së larguar të PS-së Mimoza Hafizi.

Deklarata

Por, reagimi bëhet i detyrueshëm, kur një personazh publik si Sali Berisha, del në mbrojtje dhe mbështet publikisht dhunën ndaj ministres Nikolla.

Personit qe ka kthyer parlamentin ne platformën personale te shfaqjes se karagjozllëkut me ekstrem cdo te enjte dhe e ka barbarizuar komunikimin publik përtej cdo kufiri duke mos kursuer as gratë qe ka dhunuar sistematikisht nga foltorja e parlamentit, i kujtojmë se është përtej e turpshme te perdoresh nje vajze për te dhunuar nje grua.

Turp për politikanë të tillë që solidarizohen me dhunën fizike ndaj një gruaje ministre, pavarësisht se kujt force politike apo kujt qeverie i përket.

Theksojme për qytetaret se e drejta e tubimit dhe e protestës është nje e drejte kushtetuese, thelbesore dhe e pacenueshme. Por si cdo e drejte njerezore ajo ka nje limit. Limiti mbaron atje ku fillon e drejta e tjetrit.

Pavaresisht pakënaqësisë apo revoltës personale qofte kjo edhe kolektive, fyerja dhe cenimi i integritetit te figurës se tjetrit nuk respekton parimet e bashkëjetesës demokratike dhe nuk ka asnjë lidhje me ushtrimin e te drejtës për te protestuar. Protesta si cdo e drejte duhet bere sipas mjeteve ligjore dhe duke respektuar te drejtat e tjetrit.

E theksojme, asnjë arsye nuk justifikon përdorimin e nje vajze për te ushtruar dhune mbi nje grua. Sensi i protestës e rebelimit, antikonformismi, apo kinse idealializmi për te dhunuar ne emer te padrejtësisë nuk mund te shërbejnë kurrsesi si justifikim për te tilla akte qe nuk kane asgjë te përbashkët me ligjin, qytetarinë, demokracinë apo shoqërinë qe duam te ndërtojnë.

Një koment për deklaratën e deputetes Hafizi mbi sulmin ndaj ministres Nikolla?

Shumë shukrt. Prinsim më shumë kulturë nga ata që librin e bën parti dhe inatin e kanë ideologji.

Temat
Rajon

Të afërta