MASHT nuk komenton rastin e mësimdhënëses me shami

Udhëheqësi i Divizionit për Arsim të Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit Teknologjisë e Shkencës, Avni Rexha nuk ka folur në lidhje me rastin në një shkollë në Malishevë, ku një mësimdhënëse jep mësim e mbuluar me shami.

Gazeta Express ka kontaktuar Ministrinë e Arsimit për të pyetur se cili është qëndrimi i tyre rreth kësaj çështjeje.

Udhëheqësi i Divizionit për Arsim të Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit Teknologjisë e Shkencës, Avni Rexha ka thënë se nuk mund të flas rreth kësaj teme.

Ndërkaq, në Kosovë vazhdimisht është hapur debati se a duhet të lejohet shami në shkolla, por jo në nivel të mësimdhënësve, pasi, sipas të gjitha gjasave, në Kosovë nuk ka pasur një rast të tillë.

Përderisa Ligji për arsim detyron secilin të shkollohet, Kushtetua e Kosovës fillimisht shkruan se Kosova është shtet laik dhe në të thuhet se secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor pa pagesë. Gjithashtu ekziston një udhëzim administrativ, me të cilin nxënësve të shkollave të mesme dhe të larta u ndalohet bartja e uniformës fetare në objektet e institucioneve arsimore.

Temat
Vend

Të afërta