Kush po e prek ‘magjishëm’ Vesa Lumën? (Foto)

Këngëtarja Vesa Luma është mjaft aktive në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Ajo gjatë këtyre muajve është rikthyer fuqishëm në skenë me dy projekte të reja muzikor, një në bashkëpunim me Big Basten dhe tjetrën baladë dedikuar babait të saj.

Vesa aktualisht është në përgaditje edhe të një projekti tjetër, gjersa përmes rrjeteve sociale ka treguar se jeta familjare po i ecën si mos më mirë.Këngëtarja ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram ku shfaqej duke lozur bashkë me djalin e saj Lianin, i cili e prekte plot dashuri dorën e mamasë së tij.

Liani duke prekur dorën e mamasë së tij, Vesës. Foto nga Instagram Story.

Vesa e ka cilësuar këtë prekje si ‘magjike’, teksa nëpër shumë intervista ka cekur se koha e shpenzuar më Lianin, është më e shtrenjta për të.

liann

Temat
Showbiz

Të afërta