Kelmendi: Shaminë e mësueses Fatmire Bujupi e mbron Kushtetuta

Kryetari i partisë Fjala, deputeti Gëzim Kelmendi, ka thënë se mësimdhënësja e matematikës në Malishevë, Fatmire Bujupi, e ka të drejtën me Kushtetutë që ta manifeston bindjen e saj fetare në publik.
Ai ka thënë se kërkesa për largimin e saj nga shkolla janë kundër ligjore.

“Rastin e saj e mbron fuqishëm Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligji i arsimit parauniversitar. Ajo prapa vetit për punësimin e saj të rregullt e ka ligjin, dhe çdo kërkesë e kujtdo qoftë, prindërve, apo nxënësve për largimin eventual të saj është, është kërkesë kundër kushtuese dhe kundër ligjore, prandaj me të drejt i kanë dal në mbrojtje arsimtares. Nuk ka kurrfarë pengese që ajo ta vazhdojë mësimdhënien”, ka thënë Kelmendi për lajm.net.

Kelmendi, që është deputet i Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se askush nuk duhet ta fsheh identitetin e saj fetar, në këtë rast as mësimdhënësja nga Malisheva.

“Nuk mund të jetë kurrfarë pengese nëse ajo respekton rregullat dhe ligjin, ajo është e punësuar të ligjërojë lëndën e caktuar dhe përderisa neve si qytetarë të Kosovës, Kushtetuta na e garanton manifestimin publik të bindjeve fetare, në cilindo vend, prandaj ajo nuk mund ta fsheh identitetin e saj fetar”, ka thënë ai.

Kelmendi ka krahasuar edhe institucionet tjera që ka njerëz që kanë bindje fetare, por që nuk kanë mbulesë, dhe nuk paraqesin kurrfarë pengese.

“Ne kemi në shumë institucione njerëz fetar që nuk kanë mbulesë, dhe nëse po paraqitka problem bindja e saj fetare, atëherë është problem edhe për të gjitha ato institucione që kanë njerëz që i respektojnë parimet fetare. Kështu që manifestimi i bindjeve të saj nuk është aspak pengesë, por sinqeritet dhe korrektësi, ngase manifeston lirshëm atë çka ka, por në anën tjetër ajo e respekton vendin e punës dhe ligjin”, ka thënë Kelmendi.

Ndryshe shumë opinionit dhe aktivistë të shoqërisë civile i kanë dal në mbrojtje Fatmirës, për shkak që prindërit dhe nxënës e një shkolle në Malishevë po kërkojnë që ta largojnë nga shkolla për shkak të mbulesës.

E vetë Fatmirja ka thënë se kjo po bëhet për ta zëvendësuar nga një person që nuk ka përgatitje adekuate dhe jo për shkak të bindjeve të saja.

Temat
LajmeVend

Të afërta