Duterte: Dua t’i kem shokë Trumpin dhe Putinin

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka thënë se dëshiron të bëhet shok me presidentin e sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump dhe atë rus, Vladimir Putin.

Duterte thotë se marrëdhëniet e tij me SHBA-në ka shumë mundësi të përmirësohen me Trumpin president, pasi kohëve të fundit janë përkeqësuar pas kritikave të ashpra të Obamas ndaj luftës vdekjeprurëse së Dutertes kundër drogës në Filipine.

I pyetur nëse marrëdhëniet e tij me SHBA-në do të përmirësohen me Trumpin president, ai tha: “Jam i sigurt [po], ne nuk kemi ndonjë ngatërresë. Mund të jem mik me këdo, gjithmonë, veçanërisht me një president apo shef shteti.”

Ai shtoi se pret ta takojë Putinin në samitin për Bashkëpunim Ekonomik Aziatiko-Paqësor, këtë muaj, në Peru, dhe se dëshiron që të ketë marrëdhënie të forta me Rusinë.

“Nuk do t’i kërkoj ndonjë gjë. Vetëm dua të jem shok me të. Vetëm dua që dy vendet tona të jenë miket më të mira,” ka thënë ai.

Temat
Botë

Të afërta