Balotelli pret rastin nga Italia

Mario Balotell do ta japë më të mirën nga vetja për ta siguruar një ftesë nga përfaqësuesja e Italisë

Sulmuesi kontrovers, Mario Balotelli ka munguar në përfaqësuesen e Italisë që nga Kupa e Botës 2014.

Sulmuesi italian, edhe pse po shkëlqen te Nice, ende nuk e ka bindur Giampiero Ventura që ta rikthej në skuadër.

Ish anëtari i Interit, Milanit, Cityt dhe Liverpoolit do ta jap më të mirën nga vetja për ta siguruar një ftesë nga përfaqësuesja e Italisë

“Nëse unë nuk kam qenë i ftuar nga Italia do të thotë se unë duhet të bëjë më shumë. Nëse Ventura nuk më fton mua, ai do të ketë arsyet e veta dhe kjo nuk është një çështje”, ka deklaruar Balotelli.

“Unë jam duke punuar dhe duke mbajtur fokusin në klubin tim. Kur ai më fton mua unë do të jem i lumtur. Por, sot nuk ka asnjë problem. Belotti është i mirë, ai është golashënues dhe ai e meriton të jetë atje”, ka theksuar Mario.

ballota_1479300933-5751707

Temat
Botë

Të afërta