Mbrëmja mes shumë personazheve të njohur publikë shqiptarë dhe nga Kosova e organizuar nga stilisti Valdrin Sahiti dhe këngëtarja Elvana Gjata ka qenë e mbushur me surpriza deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Edhe pse gjithçka ishte organizuar larg vëmendjes së kamerave, artistët e ftuar aty nuk kanë ngurruar së postuari foto dhe video për gjithë surprizat e djeshme. Një nga këto ishte edhe kënga që këngëtari Bruno i këndoi Lori Hoxhës. Me vargje të një kënge melankolike, Lori me shaka i është drejtuar Brunos “Do martohesh me mua?”. Kaq ka mjaftuar që kjo video të bëhet lajm, edhe pse dihet lidhja e gjatë prej shumë vitesh e Lorit me Vis Bajraktarin.
Temat
Showbiz