Bleona shfaqet super seksi në mes të natyrës (Foto)

Këngëtarja Bleona Qereti ka qenë temë e mediave së fundmi për shkak të një mesazhi privat të cilin ia adresoi presidentit Donald Trump, për ta uruar për fitoren e tij.

Shumë fjalë ofenduese u adresuan në rrjetet sociale të Bleonës, gjersa kjo e fundit ‘shpërtheu’ me një status revoltues ku thoshte se ata që nuk duan ta ndjekin, të mos merren me postimet e saj.

Mirëpo, këngëtarja ka gjithmonë një mënyrë për ta tërhequr publikun dhe për t’ia marrë zemrën.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku është shfaqur mjaft seksi me bikini, teksa lokacioni i përzgjedhur ishte komplet një natyrë e pastër.

Bleona dukej vërtetë një vajzë super seksi, e rrethuar nga fresika e ambientit të gjelbër.Kjo fotografi i ka dhuruar asaj me mijëra pëlqime dhe komente në rrjetet sociale. /Telegrafi

bleona-16

Temat
Showbiz

Të afërta