Shqipëri: Kapet me tritol dhe municione militanti i ISIS-it

Ervin Duka nga fshati Guras i Pogradecit u arrestua nga policia sepse mbante municione dhe tritol në banesën e tij.

Arrestimi i tij është kërkuar me urgjencë nga policia, ndërsa Prokuroria dha menjëherë miratimin pas informacioneve për eksplozivin.29-vjeçari, baba i një fëmije, është i paralizuar pjesërisht për shkak se në vitin 2014 ka marrë pjesë si militant i ISIS-it në luftimet në Siri. Si i kthyer nga lufta ai mbahej nën vëzhgim të rreptë deri ditën e premte, kur edhe është arrestuar.

Burime nga Prokuroria dhe policia konfirmojnë se Ervin Duka ka qenë militant i ISIS në Siri dhe ka ikur atje me një grup të rinjsh nga ky fshat i thelle malor.Mësohet se të rinjtë që ikën, disa prej të cilëve duke marrë edhe familjet, ishin nën ndikimin e imamëve të vetëshpallur në Tiranë, të cilët u arrestua dhe akuzuan.

Sipas të dhënave, familjarët e Dukes e dinin se ai ishte në Arabi për studime, por pak muaj më vonë, Ervin Duka u plagos në luftime dhe u dërgua në Turqi për kurim e më pas në Larisa të Greqisë për tu kthyer në shtëpinë e tij në fshat.Edhe pse ishte pyetur shpesh, ai nuk e kishte pranuar asnjëherë pjesëmarrjen e tij në krah të organizatës terroriste ISIS-, njohur ndryshe edhe si DAESH në Siri.

Duka kishte shkuar në 2013 në Siri dhe atje kishte marrë një plumb në nofull. Ai është një nga 6 shqiptarët e plagosur në luftime në Siri, një pjesë e të cilëve pas kurimit u rikthyen sërish në luftime.Arrestimi i tij vjen pas arrestimit të katër personave të tjerë në Shkodër, të cilët dyshohen për terrorizëm. Sipas të dhënave ende të pakonfirmuara zyrtarisht, të arrestuarit e Shkodrës mund të jenë kontaktuar nga përfaqësues të ISIS në Siri, si Lavdërim Muhaxheri, i cili u ka kërkuar ndërmarrjen e një sulmi hakmarrës gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Sulmi do të bëhej si hakmarrje për dënimin e grupit të imamëve të vetëshpallur që u akuzuan për rekrutime të militantëve që do dërgoheshin tek ISIS-i. Në mesin e të ndaluarve në Shkodër është edhe një ish-komando me njohuri ushtarake. /TCH/

Temat
LajmeRajon

Të afërta