Genc Prelvukaj nuk mund t’i ndajë dot Kosovën dhe Shqipërinë

Nuk ia del t’i ndaj. Madje as nuk mundohet. Dhe pyetjen se cilën e pëlqen më shumë, nuk e ka hiq në qejf.

Këngëtari Genc Prelvukaj në një prononcim për Kolona.info ka treguar se për kë bënë tifo sot e përherë, ndërsa ka treguar edhe fatin e madh që kemi dy kombëtare në futbollin shqiptar.

“Bëjë tifo për të dyja. Asnjëra dhe as tjetra nuk janë më pak të rëndësishme. Është fat i mirë që kemi dy Kombëtare. Nuk mund t’i ndaj të bëjë tifo për njërën, apo tjetrën. Gjithçka që na përfaqëson përkthehet në emocion. Kosova nuk është e huaja, emocioni që të jep është emocion i thellë”, ka deklaruar ai.

Prelvukaj ka folur edhe për kualifikimet e mundshme në botëror të kombëtareve tona, duke theksuar dëshirën për fitore për të dyja.

“Unë nuk nisem në bazë të shpresës. Për Kosovën, uroj të mos mbetet e fundit, ndërsa Shqipëria aty te vendi i tretë. Megjithatë Shqipëria mendoj se diku 10-15 për qind mund të sjell ndonjë befasi”, ka thënë për fund Genci.

Temat
Showbiz

Të afërta