Deputetja e Partisë së Drejtësisë ishte për shkarkimin e Ferid Aganit nga kreu i partisë

Deputetja e vetme e Partisë së Drejtësisë (PD), Labinote Demi-Murtezi ka qenë pro mbajtjes të kuvendit të jashtëzakonshëm në të cilin u shkarkua Ferid Agani dhe u zgjodh kryetar Sylejman Çerkezi.

Këtë e kishte bërë duke nënshkruar një dokument nga dega e PD-Gjilan. Megjithatë në momentin që u mbajt ky kuvend, deputetja nuk ka qenë e pranishme, shkruan Gazeta Express

Deputetja Labinote Demi-Murtezi e ka mbështetur Kuvendin paralele të Partisë së Drejtësisë ku u shkarkua kryetari i saj Ferid Agani.

Kjo vërtetohet në dokumentin e Partisë së Drejtësisë nga Dega e Gjilanit, ku Murtezi kishte nënshkruar dokumentin me të cilin kërkohej shkarkimi i Aganit.

labinote_1478969403-4655948

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë me deputeten por ajo nuk e ka hapur telefonin.

Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ) ditën e mërkurë pritet të shqyrtojë ligjshmërinë e shkarkimit së kryetarit të Partisë së Drejtësisë (PD), Ferid Agani nga një pjesë e degëve të këtij subjekti.

Më 28 shtator të këtij viti një grup i pakënaqur brenda Partisë së Drejtësisë (PD) mbajtën një kuvend të jashtëzakonshëm në të cilin shkarkuan kryetarin Ferid Agani dhe zgjodhën si kryetar Sylejman Çerkezin. Por në këtë kuvend nuk ka qenë e pranishme deputetja Myrtezi.

Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor morën pjesë 112 delegatë dhe në mënyrë unanime votuan për shkarkimin e Aganit.

aga_1478969450-1021507

Arsyetim këta kanë dhënë shkeljet statutore të partisë, të cilat sipas tyre edhe e kanë dëmtuar rëndë këtë subjekt politik.

Pas votimit të hapur u zgjodh kryetar i partisë, Sulejman Çerkezi me vetëm dy vota kundër ndërsa kundërkandidati Avni Tafili u tërhoq nga gara në momentet e fundit.

Ndërkaq Ferid Agani ka deklaruar se janë edhe disa kryetarë të degëve, të cilet po privatizojnë aktivitetet partiake, por ka shtuar se këta janë vetëm disa kryetare të degëve dhe jo kryesi të degëve.

“Këta që janë kundër meje, në të kaluarën kanë qenë shumë falenderues ndaj meje sa ishin në ministri”, ka shprehur Agani.

Temat
LajmeVend

Të afërta