Vetëvendosje nesër shkon në burgun ku vdiq Astrit Dehari!

Lëvizja Vetëvendosje nesër do të mbajë një aksion simbolik para objektit të Burgut të Prizrenit, në shenjë pakënaqësije ndaj mungesës së përgjegjësisë për vdekjen e anëtarit të këtij subjekti politik, Astrit Dehari, i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ende në rrethana të paqarta.

“Nesër bëhen një javë nga vdekja e aktivistit Astrit Dehari. Ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi”, ka thënë VV, në një njoftim.

LEXO: Gaxherri për rastin Dehari: Drejtori i burgut duhet të jap dorëheqje
Ky aksion i VV-së do të mbahet nga ora 15:00, me ç’rast do të kërkohet drejtësi për rastin e Deharit, njofton gazetablic.com

“Nesër, e shtunë, ora 15:00, para ndërtesës së Burgut të Prizrenit, kërkojmë drejtësi për Astrit Deharin”, thuhet më tej në njoftim.

Temat
LajmeVend

Të afërta