A do t’u kushtojë shqiptarëve budallakia e Edi Ramës për Donald Trump’in? (Video)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një intervistë në Klan Kosova, para disa muajsh kishte bërë deklarata të ashpëra në adresë të Donald Trump, duke thënë se nëse amerikanët e votojnë atë për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë, kjo do të ishte një kërcënim i madh për ta.

Ai madje me fodullëk kishte insistuar se ky është një mendim i tij dhe se atë nuk heziton ta thotë as në anglisht, as në shqip.

“Unë e kam thënë hapur atë që mendoj për Donald Trumpin dhe nuk e kam fare problem ta përsëris as këtu as kudo që të jetë; as në shqip dhe as në anglisht, që Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe nuk diskutohet që është kërcënim edhe për marrëdhëniet shqiptaro­amerikane. Mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin President. Sepse do të ishte një President që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe sigurisht do të ishte një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro­amerikane” kishte insistuar Rama.

Ndiqeni intervistën ku Rama flet për Trump nga minuta 37:30 …

Temat
Vend

Të afërta