‘Shpërthen’ Google pas zgjedhjes së Trump, ja çfarë po kërkojnë njerëzit

Amerikanët e traumatizuar, në shok pas zgjedhjes së Donald Trump si Presidenti i 45-të i Amerikës, i janë kthyer Google duke kërkuar gjëra të çuditshme në motorin e kërkimit.
Trendet në Google tregojnë se kërkimet për ‘fundi i botës’ dhe ‘si të emigroj?’ kanë shpërthyer pak pasi u bë e ditur se Trump është fitues i zgjedhjeve.

U pa një rritje e pabesueshme në kërkimet globale për ‘fundin e botës’, që sugjeron se shumë njerëz në pjesë të ndryshme të botës janë të brengosur për arsyen se një president si Trump ka në dorë kodet nukleare.

3a34173000000578-3920250-image-a-112-1478697866241_1478709799-9271821

Me numrin rekord të njerëzve që po kërkonin të emigronin në Kanada, ueb-faqja zyrtare e emigracionit atje ra prej sistemi menjëherë pas zgjedhje së Trump, përderisa mijëra njerëz u zotuan se do të shpërngulen atje.

Temat
Fun

Të afërta