Prilep: Përdhunoi gruan e vëllait dhe u arratis

Tridhjetë vjeçari S.S. nga një fshat i Prilepit mbrëmjen e së hënës ndaj së martës e ka dhunuar gruan e pa martuar të vëllait të tij, pas çka është arratisur.

Horori i gruas ka nisu pasi që S.S. e ka marrë veturën “golf 4” nga një bashkëfshatar dhe ka shkuar në vendin ku ka qenë vëllai i tij Sh.S.(50) dhe gruaja e tij L.K.(52). Në një moment Sh.S. ka ikur nga shtëpia me vëllain e tretë S.S., ndërsa sulmuesi e ka shfrytëzuar momentin derisa L.K. ka qenë vetë dhe fizikisht e ka sulmuar, transmeton TetovaSot.

Nga policia informuan se ka vijuar një sjellje e dhunshme në veturë pas çka kanë ikur në drejtim të Velesit. Gjatë kohës së vozitjes, S.S. vazhdimisht e ka goditur gruan, ndërsa kur vetura ka pësuar defekt, ai ka dalë, ka vazhduar me goditjet dhe e ka dhunuar mbrapa në veturë.

“Kanë shkuar në një objekt të një firme private ku S.S. ka kërkuar telefon që t`i lajmërohet vëllait. Pasi që ka biseduar me të, ka ikur, ndërsa L.K. ka ngelur në objekt”, tregoi policia.

Kur Sh.S. ka arritur në vend, gruaja i ka rrëfyer gjithcka, pas çka rastin e kanë paraqitur në polici. Policia është vënë në kërkim të S.S.

Temat
Rajon

Të afërta