PD nuk merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve, Paloka: Mazhoranca nuk ka kuorum

Partia Demokratike është larguar nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Këtë gjë e ka bërë me dije kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, i cili është shprehur se mazhoranca nuk ka kuorum dhe si e tillë nuk mund të mblidhet

‘Ne e kemi bërë me dije administratën e kuvendit që dje që nuk mund të jemi pjesë e kësaj konferencë. Do dalin dhe me stilin e tyre do te shesin përrallat e radhës për këtë arsye ne u larguam. Të shkojnë të bëjnë detyrën e tyre pranë qytetarëve shqiptarë, bëhet fjalë për propagandë dhe mashtrime.

Nuk kanë as kuorumin edhe konferenca e kryetarëve ka nevoje për kuorum. Largimi ynë ka lidhje me situatën te mos bëjnë palaçon.”, tha Paloka.

paloka-655x356_1478694692-4827528

Temat
Rajon

Të afërta