Super-lajm për Enriquen (VIDEO)

Lajm i mirë për trajnerin e Barcelonës, Luis Enrique.

Mbrojtësi kryesor i skuadrës, Gerard Pique, do të kthehet në fushë për ndeshjen e radhës kampionale ndaj Malagas.

Spanjolli ishte lënduar në takimin ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, duke e dëmtuar nyjën e këmbës, përcjellë “Lajmi.net”.

“Mundo Deportivo” ka publikuar një video ku shihet një ushtrim i Piques në rërë, duke shkruar tutje që ai do të luajë nga fillimi në ndeshjen ndaj Malagas, që zhvillohet më 19 nëntor.

I shoqëruar nga fizioterapisti Xavi Linde, Pique është në mbyllje shumë të suksesshme të fazës rehabilituese.

Kjo do të thotë që paraqitja e Pique ndaj Real Madridit në dhjetor nuk diskutohet.


FC Barcelona: Gerard Piqué, on the road to… by fcbarcelona

Temat
BotëSport

Të afërta