Samsung zbulon një detaj rreth Galaxy S8 që mund të mos iu pëlqej përdoruesve

Qe shumë vjet Apple dhe Samsungu raportohet se do të sjellin telefona pa butonin kryesor “Home”, dhe kjo duket se do të bëhet realitet me telefonin e ri të gjigantit korean.

Sipas një zbulimi në “Weibo”, asnjë nga kompanitë që prodhon pajisjet e telefonave të Galaxy S8 nuk ka marrë porosi për të krijuar butonin kryesor të telefonit.

Telefoni pritet të debutojë në fillim të vitit të ardhshëm me ekran QHD dhe jo 4K.

Po ashtu është përfolur se ky telefon do të vijë me ekranin 90% të përdorshëm.

Akoma asgjë nuk është konfirmuar dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet muajve në vijim.

samsung_1478550222-174321-600x329

Temat
Botë

Të afërta