Nora Istrefi merr ftesën që s’do ta refuzonte askush (Foto)

Nora Istrefi është një ndër këngëtaret më seksi të showbiz-it shqiptar, e cila kujdeset shumë për pamjen e saj.

Një mesazh shumë domethënës dhe një ftesë ndryshe nga ato të zakonshmet ka ardhur në adresën e këngëtares ditën e sotme. Drejtuar Norës, me fjalë të bukura ky mashkull e ka quajtur atë një bukuri mistike. Se cili është ai e zbulojmë më poshtë:

“Krijimet e mia mbi trupin tënd flasin, marrin jetë. Bukuria jote mistike e kthen çdo veshje në një joshje të pakontestueshme. Ndaj e kam të pamundur të imagjinoj që në një darkë private, mes madamash që rrezatojnë bukuri dhe pushtet, të mos jesh edhe ti e pranishme. Në tavolinë do të ruaj një vend special për ty, sepse si çdo herë, prania jote u jep vlerë koleksioneve të mia. Ashtu siç do t’i japë edhe prezantimit të koleksionit privat “La belle Epoque”. Të pres me shumë dashuri në “Altar””- është shkruar në mesazhin drejtuar Norës.

Personi që i ka shkruar këngëtares është stilisti i njohur Valdrin Sahiti, i cili e ka ftuar Istrefin të bëhet pjesë e koleksionit të tij të ri “La belle Epoque”. Mesa duket, Sahiti di të përdorë fjalët e duhura për të tërhequr vëmendjen dhe për t’i bërë të ndihen sa më mirë të ftuarat dhe mikeshat e tij.

nora

Temat
Showbiz

Të afërta