Kaos te Interi, Pioli largon katër yjet e ekipit?

Stefano Pioli është trajneri i ri i Interit. Ish-strategu i Lazios pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, pasi kërkon dy mbrojtës dhe dëshiron të largojë katër futbollistë të tjerë.

Sipas mediave italiane ai pritet që të transferojë një mbrojtës të krahu, një mes Matteo Darmian të Manchester Unitedit ose Aleix Vidal të Barcelonës dhe një qendërmbrojtës Acerbin e Sassuolos ose Lindholfin e Benficas.

Në anën tjetër, Pioli do të largojë Brozevic, Stevan Jovetic, Felipe Melon dhe Biabiany-n.

Të katër kanë qenë lojtarë që kanë qenë jashtë planeve edhe të De Boer, ndërkohë që Kondogbia mund të ketë më shumë hapësira.

stefano-pioli-630x358

Temat
Botë

Të afërta