Johannes Hahn të premten viziton Kosovën

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn gjatë kësaj jave të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Burime të lajmi.net kanë bërë të ditur se Hahn në Kosovë do të jetë në ditën e premte.

Vizita e Hahn në Kosovë do të ndodh në një moment të tensionuar politik, ku ende tema e demarkacionit me Malin e Zi, ratifikimi i të cilët nga Bashkimi Evropian është vënë kusht për heqjen e vizave për Kosovën, është temë e nxehtë.

Ky pritet të jetë edhe mesazhi që do t’ua përcjell politikanëve kosovarë Hahn, se pa miratimin e demarkacionit nuk do të ketë heqje të vizave për kosovarët.

Vizita e Hahn në Kosovë do të ndodh edhe në prag të publikimit të “Raportit të Progresit” nga Komisoni Evropian.

Lajmi.net ka dërguar pyetje edhe në zyrën e BE-së në Kosovë për të konfirmuar vizitën e komisioneit për zgjerimin të BE-së. Nga zyra për informim është thënë se pyetjet janë dërguar të personat përgjegjës dhe në momentin që do të ketë përgjigjeje ato do të përcillen.

Temat
LajmeVend

Të afërta