Japonia jugore, krater i madh në mes të bulevardit (Video)

Në Japoninë Jugore në mes të një bulevardi është hapur një gropë e madhe gjë që solli deri në ndërprerjen e qarkullimit në zonën përreth.

Gropa është hapur në afërsi të stacionit Hakata në qytetin Fukuoka në ishullin japonez Kjushu dhe rritet vazhdimisht. Gjatë shembjes, janë prerë kabllot elektrike dhe ka ardhur deri te ndërprerja e energjisë në terminalin ndërkombëtar në aeroportin e qytetit, i cili është dy kilometra nga stacionit hekurudhor.

“Po mundohemi ta rregullojmë dëmin e madh që është shkaktuar, ndërkohë po hetojmë për të gjetur drejtimin e shembjes. Na vjen shumë keq për aksidentin”, tha Toru Abe, menaxher i trafikut.

Autoritetet kanë filluar evakuimin e banorëve të ndërtesa përreth, pasi që janë paraqitur informacione se munden edhe ato të shemben. Në rajon ndjehet era e gazit. Supozohet se shkak për incidentin është ndërtimi i rrjetit nëntokësor hekurudhor, transmeton Alsat-M.

Temat
BotëLajme

Të afërta