Dëshmitari K1 flet për takimet e drogës ku ka qenë Naser Kelmendi

Dëshmitari i koduar me shifrën K1 në gjykimin e Naser Kelmendit tregoi për takimet para dërgimit të drogës në vende të caktuara.

Dëshmitari i sotëm në gjykimin e Naser Kelmendit i koduar me shifrën K1 foli për disa takime në të cilat kishte marrë pjesë edhe Naser Kelmendi, ndërsa ishte diskutuar për dërgesat e drogës dhe cilësinë e saj.

Ai u pyet nga prokurori në lidhje me një fletore të mbajtur prej tij ku shënoheshin sasitë e drogës dhe destinacioni i tyre.

K1 tregoi se mori pjesë në një takim në Pejë ku ishte ftuar për ta përpunuar (përzier) një sasi droge të llojit heroinë prej 110 kilogramëve, por tha se përzierja e saj ishte anuluar, pasi sipas tij droga ishte vlerësuar e kualitetit të dobët.

K1 tha se kjo drogë në atë takim në Pejë u vendos që të dërgohej në Gjermani e papërzier.

Dëshmitari i sotëm përmendi edhe një takim tjetër të zhvilluar në Hotelin “Casa Grande” në Bosnjë e Hercegovinë ku gjithashtu ishte i pranishëm Naser Kelmendi.

Në këtë takim sipas dëshmitarit K1 u diskutua rreth ankesave të blerësve të drogës dhe për disa shoferë që kishin vonuar dërgesat gjatë transportit.

K1 në gjykimin e Kelmendit dëshmoi për disa ditë edhe në maj të këtij viti.

Edhe atëherë foli për dërgesa dhe përpunim droge.

naser-kelmendi-650x358

Temat
Vend

Të afërta