Ronaldo flet për “Topin e Artë”

Cristiano Ronaldo shpreson se do ta fitojë sërish “Topin e Artë”

Ylli i Real Madridit, Crsitaino Ronaldo, beson se ka pasur një vit të mrekullueshëm, mjaftueshëm për t’ia siguruar atij Topin e katër të Artë.

“Nuk varet nga unë, pasi njerëz tjerë votojnë. Por, kam pasur një vit të mrekullueshëm, më të mirin në karrierën time. Fitova Championsin me Realin dhe Kampionatin Evropian me Portugalinë, këto të ndihmojnë që të fitosh çmime individuale. Për Topin e Artë votojnë të tjerët dhe do të shohim. Po e përsëris, ky është viti më i mirë në karrierën time”, theksoi Ronaldo.

criss_1478525089-4104532

Temat
BotëSport

Të afërta