Lumezi: Do të ndihmojmë në ndjekjen penale të personave që i kërkon Specialja

Prokurori i Specializuar David Scheëendiman ka takuar Kryeprokurorin e Shtetit Aleksandër Lumezi, në ditën e parë të qëndrimit në Kosovë.

Sipas një njoftimi nga Prokuroria e Shtetit , Lumezi i ka thënë Schwendimanit se PSRK do t’i ofrojnë bashkëpunim Zyrës së Prokurorit të Specializuar, sa herë që do të jetë e nevojshme për zhvillimin e hetimeve dhe ndjekjen penale të personave që dyshohen për kryerjen e krimeve…
Ky është njoftimi i plotë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, zhvilloi takim pune me kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, David Schwendiman

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti sot në takim pune kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, David Schëendiman.

Në këtë takim dy kryeprokurorët diskutuan për organizimin, funksionet, kompetencat dhe juridiksionin e Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për bashkëpunimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar me Prokurorin e Shtetit, konkretisht me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Kryeprokurori Lumezi, duke theksuar gatishmërinë e tij për të kontribuar në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë, i ofroi kryeprokurorit Schëendiman bashkëpunim të plotë nga ana e tij, duke shtuar se prokurorët nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me qëllim të përmbushjes së mandatit të kësaj prokurorie do t’i ofrojnë bashkëpunim Zyrës së Prokurorit të Specializuar, sa herë që do të jetë e nevojshme për zhvillimin e hetimeve dhe ndjekjen penale të personave që dyshohen për kryerjen e krimeve brenda juridiksionit lëndor të Dhomave të Specializuara, si dhe për përmbushjen e përgjegjësive të tjera, të dala nga Ligji nr. 05/L-053.

Temat
Vend

Të afërta