Lideri izraelit ua ndalon ministrave të komentojnë rreth zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Një zyrtar izraelit ka thënë sot se kryeministri i vendit, Benjamin Netanyahu, i ka urdhëruar ministrat e kabinetit që të mos komentojnë rreth zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Ky zyrtar thotë se Netanyahu u ka thënë ministrave që të përmbahen dhe mos të japin analiza apo intervista rreth zgjedhjes midis Hillary Clinton dhe Donald Trump.

Zyrtari ka folur në kushte anonimiteti për AP-në, sepse nuk ka qenë i autorizuar për të diskutuar rreth kësaj çështje.

Ndërkohë, Netanyahu ka thënë më herët se përkrahja amerikane për Izraelin do të mbetet e fortë, pavarësisht se kush zgjidhet president, dhe se pret që presidenti i ardhshëm amerikan të bëjë presion për bisedime të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Palestinës, në vend të ndërhyrjeve të jashtme në konflikt.

460x_1478536101-2269141

Temat
Botë

Të afërta