Kanë arritur në Prishtinë ekspertët që do t’ia bëjnë obduksionin Astrit Deharit

Në Institutin për Mjekësi Ligjore në Prishtinë tashmë kanë arritur ekspertët e pavarur të mjekësisë ligjore, të kërkuar nga familja e viktimës.

Autopsia e cila pritet t’i përcaktojë shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren pritet të fillojë së shpejti.

Në Institutin për Mjekësi Ligjore në Prishtinë tashmë kanë arritur ekspertët e pavarur të mjekësisë ligjore, të kërkuar nga familja e viktimës.

I pranishëm është edhe avokati i familjes, Tomë Gashi, si dhe Sami Kurteshi, si përfaqësues i familjes.

Dehari, një aktivist i Lëvizjes vetëvendosje, vdiq të shtunën në rrethana ende të pasqaruara në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Ai gjendej në këtë qendër pasi ka qenë në listën e të dyshuarve për sulm me granatë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në korrik të këtij viti.

Familja e Deharit, Lëvizja Vetëvendosje dhe opinioni publik në Kosovë kanë hedhur dyshime rreth vdekjes së Astrit Deharit.

autopsia-astrit-dehari-2_1478526557-2513112

autopsia-astrit-dehari-1-768x576_1478526560-4411497

autopsia-astrit-dehari-3-768x576_1478526563-7700038

Temat
Vend

Të afërta