UP-ja i bën homazhe Astrit Deharit

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” para Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” po bëjnë homazhe dhe ndezin qirinj me rastin e vdekjes tragjike të Astrit Deharit.

Dehari që ka qenë student i Mjekësisë në UP të shtunën ka vdekur në rrethana ende të paqarta në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Ai ishte arrestuar nga Policia si i dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Në këto momente në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është duke u zhvilluar ekspertiza që do të qartësojë rrethanat e vdekjes së 25 vjeçarit.

up_1478537369-1923998

Temat
Vend

Të afërta