Isa Mustafa “nis fushatën” në Drenas (Foto)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa, vizitoi sot Degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenas.

Kryetari Mustafa përgëzoi udhëheqjen e LDK-së në Drenas me rastin e përfundimit të suksesshëm të zgjedhjeve në Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë.

Kryesia e LDK-së në Drenas dhe përfaqësuesit e forumeve e njoftuan Kryetarin Mustafa me procesin zgjedhor nëpër nëndegët e LDK-së, duke theksuar interesimin e shtuar të të rinjve për këtë proces.

Të pranishmit gjithashtu përgëzuan Kryetarin Mustafa për punën e Qeverisë dhe kërkuan që të vazhdohet me implementimin e Programit Qeverisës, pasi që efektet ekonomike tashmë po vërehen.

ldk-1

ldk-3

ldk-4

Temat
LajmeVend

Të afërta