E tmerrshme: Vdes në dasmë, derisa të gjithë qeshnin me të

Në Kinë të qenit shoqëruese e nuses është një profesion i vërtetë që parashikon rreziqe vërtetë të mëdha.

Një histori që duket absurde por që kujton një traditë të epokës feudale, sipas të cilës shoqëruesja duhej të bëhej një kopje e nuses, për të larguar syrin e keq.Edhe në ditët e sotme, roli i saj është që të bëjë mysafirët të ndihen mirë, ashtu sikundër të ngrejë dolli dhe të pijë me mysafirët e pranishëm në ceremoni, gjë që mund të rrezikojë shëndetin e saj, shkruan noa.al.

Kështu në qytetin e Wenchang ndodhi një ngjarje e tmerrshme, ku një 28- vjeçare humbi jetën pasi u detyrua të pijë alkool në ceremoninë martesore të mbajtur në fund të muajit shtator. Askujt nuk ia mori mendja dhe të gjithë qeshnin dhe argëtoheshin me të, pa e ditur se alkooli i tepërt do i merrte jetën.

E reja me mbiemrin Yang u dërgua në spital pa ndjenja, ku mjekët deklaruan vdekjen e saj, për shkak të helmimit nga alkooli i tepërt i konsumuar.

v_1478525391-618593

Temat
Botë

Të afërta