Avokati i Popullit për Deharin: Çdo të burgosuri duhet t’i bëhen kontrolle mjekësore (Video)

Pikërisht për rastin e vdekjes së të riut, Astrit Dehari, avokati i popullit Hilmi Jashari ka thënë se institucioni që ai udhëheq ka filluar me një hetim të veçantë.
“Ne për momentin e kemi hap si rast, që në momentin që e kemi pranuar kërkesën nga familjarët. Dhe tani do të jetë çështje e procesit hetimor të gjithanshëm, prej momentit të pranimit të ndjerit në qendrën e paraburgimit e deri në momentin kur faktikisht është përcjellë me autoambulancë për në spital”, tha Jashari, transmeton RTV Dukagjini.

Ai në emisionin InfoBox tha se pikërisht për këtë hetim, do të dalin me një raport të vacantë, e që thotë se në raste të zakonshme merr kohë një apo dy muaj.

Jashari më tej foli edhe për praktikat më të mira të pranimit të një të burgosuri. Veçmas potencoi kontrollin dhe kujdesin që i bëhet një personi që është nën përkujdesjen e autoriteteve shëndetësore.

“Gjitha këto situata, zakonisht hapi i parë i veprimit, është që personi kur pranohet në këto qendra, autoritetet janë të obliguara të ofrojnë një kontroll mjekësor. Gjithçka që konstatohet, duhet të shënohet. Pastaj, varësisht prej nevojave shëndetësore të personit, caktohet edhe përkujdesja mjekësore. Për të gjitha këto mbahet një proces i rregullt i shënimit dhe nëse ka indikacione se personi mund të jetë i pirur në ventëlëndim, atëherë tregohet një kujdes më i veçatë”, tha ai.

Jashari tha se është një nga shkeljet më të mëdha të të drejtave të njeriut, nëse konstatohet se vdekja e një të burgosuri ka ndodh për shkak të neglizhencës apo moskujdesit adekuat të autoriteteve publike.

Ai gjithashtu kritikoi edhe deklaratat para se të bëhej autopsia, të cilat i quajti si të ngutshme.

Temat
LajmeVend

Të afërta