​Kjo është dëshira e madhe e Pogbas

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba pret të shënoj më shumë gola pas zhbllokimit të dielën kundër Swanseas, ku shënoi pas një kohe të gjatë

Goli i së dielës është i katërti i mesfushorit francez në 15 paraqitjet e tij me fanellën e Unitedit, në të gjitha garat.

Më parë kishte shënuar vetëm një herë ndaj Leicester Cityt dhe dy herë ndaj Fenerbahces.

“Më duhet ta shoh përsëri, por mendoj që goli ndaj Swanseas ka qenë njëri nga më të bukurit në karrierën time”, ka thënë Pogba për MUTV.

Ai ka shtuar se dëshiron të shënojë më shumë gola, edhe nëse ato nuk janë të bukura, e rëndësishme sipas tij, është që ta ndihmoj sa më shumë ekipin.

Temat
Botë

Të afërta