​Befason Gundogan: City skuadër më e madhe se Bayern

Manchester City e ka impresionuar aq shumë mesfushorin turk me nënshtetësi gjermane, Ilkay Gundogan, i cili beson që gjendet në një klub edhe më të madh se Bayern Munich

Duke qenë pjesë e klubit anglez, Gundgodan ndjehet në një nivel tjetër të garës dhe të ambicies, që sipas tij, nuk mund të krahasohen me Bundesligen.

Ish-lojtari i Borussia Dortmund e ka përdorur ekipin më të madh gjerman Bayern Munchen si shkallë krahasore me ligën angleze, përkatësisht klubin për të cilin ai luan.

“Kur kam ardhur në qendër të stërvitjes me veturë kam qenë vërtetë i impresionuar. As Bayerni nuk mund të krahasohet me këtë, kjo është tjetër ligë, tjetër nivel” ka thënë ainë një intervistë për Kicker.

gun_1478537197-8552150

Temat
Botë

Të afërta