Tronditet Kim Kardashian, zbulon ç’po ndodh me motrën e saj Kendall Jenner

Kim Kardashian është tronditur kur ka dëgjuar në lidhje me gjendjen e quajtur “paraliza e gjumit” që po kalon motra e saj më e vogël Kendall Jenner.

Kim është shprehur e shokuar se nuk kishte dëgjuar kurrë më parë për këtë lloj sëmundjeje.

“Duket sikur je në gjumë dhe pastaj në mes të natës, mendja zgjohet, por trupi është ende në gjumë, “ ka rrëfyer Jenner për motrën e saj 36 vjeçare në një klip të “ Keeping Up With the Kardashians”.

“Zgjohesh dhe asgjë nuk lëviz. Është gjëja më e frikshme në botë. Tmerrohesh sepse gjëja e vetme që dëshiron të bësh është të lëvizësh,” tregon më tej Kendall Jenner.

k_1478422601-1398948

kk_1478422612-6491370

Temat
Showbiz

Të afërta