Operacioni i koduar me emrin “Nëntori” doli i suksesshëm për Policinë e Kosovës.
Ata bastisën 32 lokale të natës nëpër Kosovë meqë rast gjashtë nga ta u mbyllën e dy persona u arrestuan, njofton Klan Kosova.
Ky aksion u ndërmor nën dyshimet për trafikim me qenie njerëzore.
Përmes një komunikate policia bën të ditur se gjatë operacionit është konfiskuar edhe një revole me nëntë fishekë dhe dy thika.