Noizy publikon trailerin e klipit “Midis Tirone” (VIDEO)

Reperi i njohur Noizy shumë shpejt do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor “Midis Tirone”.

Kënga është ritmike hip-hop, është punuar nga DJ Aboom, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë Noizy. Videoklipi është në përfundim e sipër, gjersa në të do të shtjellohet jeta në kryeqytetin e madh shqiptar.Reperi ka publikuar në llogarinë personale në Instagram trailerin e klipit, i cili pritet të publikohet sonte (e premte) ose nesër.

Në mbishkrimin e fotos reperi ka sqaruar se me këtë projekt do donte të përfaqësonte më së miri jetën në Tiranë, dhe se njerëz nga e gjithë e bota do kenë mundësinë që me anë të klipi të shohin një pasqyrë nga jeta e kryeqytetit.

Temat
Showbiz

Të afërta