KQZ, Denar Biba në karrigen e kryetarit, zgjedh të parin e Kolonjës

Ndryshe nga radhët e tjera, këtë të premte, Denar Bina ka lënë karrigen e nënkryetarit për tu ulur në atë të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Një ditë pasi Kuvendi e votoi në këtë post, Biba ka drejtuar mbledhjen e parë të KQZ-së.

Në këtë mbledhje u zgjodh me short se kush do të jetë kandidati i parë i radhitur në fletën e votimit për zgjedhjet e pjesshme që mbahen në Bashkinë e Kolonjës për kryebashkiak.

Shorti përcaktoi që kandidati Dritan Hajro, i mbështetur nga koalicioni “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, do të renditet i pari në fletën e votimit dhe Ilia Stefo, kandidati i mbështetur nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, do të renditet i dyti.

KQZ caktoi gjithashtu edhe se vendi i Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr. 73, të jetë biblioteka “Skënder Luarasi”, salla e konferencave, në qytetin e Ersekës.

Zgjedhjet do të mbahen më 20 nëntor dhe vijnë pas ndarjes nga jeta të kryetarit të Bashkisë Arben Malo.

257879-m_1478278022-4215796

Temat
Lajme

Të afërta