Guardiola flet për përleshjen e Artetas me Messin

Pep Guardiola e ka mohuar që Mikel Arteta të jetë i përfshirë në një përleshje me Leo Messin në tunel pas ndeshjes ku Manchester City mposhti 3:1 Barcelonën

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka gjetur kohë që të bëjë shaka me gazetarët gjatë ditës së sotme në konferencën për media para ndeshjes me Middlesbrough.

Ish trajneri i Barcelonës ka thënë se Arteta nuk e ka provokuar Messin, teksa u tha gazetarëve: “Në fillim shkruani se ishte Fernandinho, tani Arteta, të shohim nëse do ta gjeni”.

Ende nuk dihet se me kë është zënë Messi pas ndeshjes ndaj Cityt në Champions, por kjo gjë ka ndodhur në tunel.

“Kam folur me Artetan”, tha fillimisht ai. “Është e pamundur që ai të jetë përleshur me Messin”.

“Duke e njohur Artetan, ai është një ndër njerëzit më të mirë që kam njohur në jetën time. Është e pamundshme që ai të ketë pasur ndonjë argument me një tjetër person të mrekullueshëm siç është Messi”, shtoi Guardiola.

“Në fillim thuhej se ishte Fernandinho, tani është Arteta, do të shohim kush do të jetë nesër. Të shohim nëse më në fund do ta gjeni”, u ka thënë Guardiola gazetarëve.

8_1478278256-8192804

Temat
Botë

Të afërta