Pak më parë, Kastro Zizo ka postuar në rrjetet sociale foton e tatuazhit të tij më të ri.
Bashkangjitur me këtë foto ai shkruan: “U bë, su bë, u bë”. Mesa duket ai e ka menduar kohë më parë këtë dhe tani ka vendosur ta realizojë.
Tatuazhi që Kastro i ka shtuar trupit të tij ka një kuptim mjaft të thellë dhe filozofik. I kontaktuar nga Blitz.al ai është përgjigjur shkurt: “Shpirti është kudo”.
Mesa duket tatuazhi i tij nënkupton rimishërimin dhe jetën pas vdekjes. Kjo na bën të mendojmë se është një dedikim për nënën e tij, që u nda nga jeta pak muaj më parë.
Madje mund të themi se një tatuazh si i Kastros mund të shpjegojë lehtësisht ciklin e jetës të të gjithë njerëzve.

Fjalët kyçe
kastro zizoTemat
Showbiz
